Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjermani, mesazhe kërcënuese disa shkollave. Policia nis hetimin

Gjermani, mesazhe kërcënuese disa shkollave. Policia nis hetimin
October 17
12:24 2016

Nëntë shkolla në qytetin e Leipzig-ut në Gjermaninë Lindore kanë marrë mesazhe kërcënuese. Një zëdhënëse e policisë vendase bën të ditur se shkollat kanë marrë mesazhe të dhunshme mëngjesin e kësaj të hëne.

“Mëngjesin e sotëm jemi njoftuar se disa shkolla në Leipzig kanë marrë email-e me përmbajtje kërcënuese”,- është shprehur zëdhënësja, e cila bëri të ditur se e kanë marrë shumë seriozisht këtë çështje. “Është e paqartë se si shumë shkolla u prekën, por ne po hetojmë”. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje