Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjermani, lirohen 2 kosovarët e akuzuar për terrorizëm

Gjermani, lirohen 2 kosovarët e akuzuar për terrorizëm
December 25
11:13 2016

Policia gjermane ka lënë të lirë për mungesë provash dy vëllezër të lindur në Kosovë, që ishin arrestuar të premten nën dyshimet për përgatitje të një sulmi në një qendër tregtare.

Policia e qytetit Essen tha në një komunikatë se pasi u përcaktua se nuk ekzistojnë të dhëna të rëndësishme kundër dy personave dhe se nuk ka rrezik konkret, ata janë liruar nga arresti.

Të dy shtetasit e Kosovës ishin arrestuar në bazë të një informacioni nga shërbimet e zbulimit që dyshonin se po planifikonin një sulm në qendrën tregtare Centro, në qytetin gjerman, Oberhausen.

Centro është një nga qendrat më të mëdha tregtare në Gjermani e hapur 20 vjet më parë dhe që ka më shumë se 250 dyqane.

Arrestimi i tyre ndodhi pak ditë pas sulmit të së hënës në Berlin, që la 12 të vrarë. /Blitz.al/

Shperndaje