Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjermani, bie ndjeshëm numri i azilantëve shqiptarë

Gjermani, bie ndjeshëm numri i azilantëve shqiptarë
January 13
14:36 2017

Në krahasim me vitin 2015, në Gjermani kanë aplikuar vetëm gjysma e numrit të personave që kërkuan azil nga Shqipëria.

Gjermania bëri me dije se vetëm 17,236 azilkërkues nga Shqipëria mbërritën në vitin 2016 një rënie e ndjeshme në krahasim me mbi 54,762 azilkërkuesit e vitit të mëparshëm.

Shqiptarët filluan të largohen masivisht nga vendi për në Europën Perëndimore në gjysmën e dytë të 2014, pasi arriti kulmin kriza ndërkombëtare e emigrantëve nga Lindja e Mesme.

Shumë shqiptarë menduan se kjo situatë do t’i sillte atyre favor në azilkërkim, dhe për këtë arsye mijëra familje braktisën vendin për një jetë më të mirë në perëndim, por politikat e forcuara të shteteve perëndimore dhe shpallja e vendit tonë bashkë me Kosovën si vende të sigurta origjine bëri që thuajse të gjithë shqiptarëve t’u refuzohej kërkesa e azilit.

Gjermania nuk është vendi i vetëm europian që u bë synimi i shqiptarëve, bashkë me një sërë shtetesh të tjera si Belgjika, Suedia, Norvegjia apo Holanda. /Blitz.al/

Shperndaje