Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjergj Bojaxhi uron ndryshe festat

Gjergj Bojaxhi uron ndryshe festat
November 28
14:17 2016

Njëri prej nismëtarëve të partisë “Sfida për Shqipërinë”, Gjergj Bojaxhi, ka dhënë urimin e tij me rastin e festave të 28-29 Nëntorit me një videomesazh të shpërndarë në faqen e tij të Facebook-ut.

Bojaxhi ka uruar disi ndryshe, ku përveç urimit ka përmendur edhe situatën e keqe ku ndodhet vendi për shkak të politikanëve që, sipas tij, punojnë për interesat e tyre vetjake dhe jo për interesat tona të përbashkëta.

“Të dashur shqiptarë kudo që ndodheni! Gëzuar festat e nëntorit!

Do të doja që ky të ishte një urim i thjeshtë. Por sot vendi ynë ka nevojë të çlirohet nga një tjetër lloj robërie. Ka nevojë të çlirohet nga një shtresë elitë politikanësh, të cilët nuk punojnë për të përbashkëtën, por punojnë për interesat e tyre.

Kjo nuk është një sfidë e lehtë, por ne duhet t’ia dalim. Dhe një ditë do të festojmë së bashku çlirimin dhe pavarësinë nga kjo lloj robërie e kësaj elite politike.

Të jesh patriot sot do të thotë të mendosh e veprosh për vendin tënd.

Gëzuar festat!”- përfundon urimi me video i nismëtarit të një prej partive të reja në Shqipëri, “Sfida për Shqipërinë”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje