Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjendet trupi i pajetë i një fëmije në Dibër, dyshohet të jetë mbytur

Gjendet trupi i pajetë i një fëmije në Dibër, dyshohet të jetë mbytur
August 30
15:07 2016

Trupi i pajetë i një të mituri 10-vjeçar është gjetur ditën e sotme në vendin quajtur “Shenjat e Brezhdanit”, mbi urën e fshatit Muhurr të Dibrës.

Kanë qenë prindërit e të miturit I. Xh, banues në fshatin Mazhic, ata që kanë bërë denoncimin në polici.

Trupi i pajetë i fëmijës u gjet nga efektivët e policisë në një distancë rreth 5 km nga vendi ku ishte parë herën e fundit. Nga të dhënat e deritanishme dyshohet që fëmija të jetë mbytur në lumin Drin, pasi në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje