Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjendet pas 20 orësh, 9-vjeçari i zhdukur në Durrës

Gjendet pas 20 orësh, 9-vjeçari i zhdukur në Durrës
May 26
12:20 2016

Një ditë pas zhdukjes së një të mituri, Policia e Durrësit nisi hetimin për gjetjen e tij. Burime të policisë bëjnë së fundmi me dije se 9-vjeçari i zhdukur Brajan Plaku ka fjetur mbrëmjen e djeshme tek një shok i tij dhe familjarëve të shokut u kishte thënë se kishte marrë lejen e prindërve. Mëngjesin e sotëm, ai ishte shprehur se do të shkonte në shkollë, por s’kishte shkuar. Ka qenë babai i 9-vjeçarit që ka bërë të ditur se e ka gjetur të birin së bashku me një shok.

9-vjeçari rezultonte i zhdukur prej ditës së djeshme dhe sipas të ëmës, i biri Brajan nuk ishtë parë që prej orës 18:00 të së mërkurës. Bëhet me dije se prindërit e tij ishin në një ceremoni mortore dhe i biri pas përfundimit të mësimit, kishte shkuar të luante në një qendër lojërash kompjuterike të lagjes. Të shqetësuar nga mosardhja e tij, prindërit nisën ta kërkonin dhe rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme kanë denoncuar rastin në polici.

Burimi: News24

Komento
Etiketimet
Shperndaje