Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Himalaje, gjendet pas 16 vjetësh kufoma e alpinistit të njohur

Himalaje, gjendet pas 16 vjetësh kufoma e alpinistit të njohur
May 02
13:20 2016

Trupat e alpinistit të njohur Alex Lowe dhe e kameramanit David Bridges janë gjetur tashmë pas 16 vjetësh. Në një deklaratë për mediat, e veja e Alex Lowe tha se ishin zbuluar eshtrat e dy personave në  një akullnajë pjesërisht të shkrirë. Conrad Anker, i cili i mbijetoi ortekut në ndryshim nga Alex Lowe dhe David Bridges, ishte në vendngjarje ku konfirmoi trupat e dy aplinistëve që humbën jetë në vitin 1999.

“Alex dhe David vijonin të mbeteshin të zhdukur. Gjashtëmbëdhjetë vite të jetës kam jetuar me këtë mendim, ndërsa tani ata u gjetën. Jemi mirënjohës.”, deklaroi Jenni Lowe-Anker. E veja e alpinistit të njohur u martua me mikun e bashkëshortit të saj, Conrad Anker, në vitin 2001 dhe së bashku drejtojnë fondacionin në nder të Alex.

Më 1999, Lowe, Anker dhe disa të tjerë, ishin së bashku në një ekspeditë në Shishapangma, mal në Kinë, i 14-i më i lartë në botë, kur u goditën nga orteku. Alex Lowe konsiderohej si alpinisti më i njohur kur ai vdiq në moshën 40-vjeçare. Ai vlerësohej për forcën e tij të pabesueshme dhe qëndrueshmërinë që e karakterizonte. Lowe kishte ngjitur majat më të vështira në gjithë botën, përfshirë këtu Kwangde dhe Kusum Kanguru në Nepal, si dhe dy herë majën e malit Everest. Në 1995-n, ai u vlerësua për kontributin e dhënë në shpëtimin e disa alpinistëve në Alaskë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje