Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjendet një trup i pajetë në breg të Bunës, dyshohet për vetëmbytje

Gjendet një trup i pajetë në breg të Bunës, dyshohet për vetëmbytje
September 26
13:48 2016

Një shtetas 62-vjeçar është gjetur i pajetë në breg të lumit Bunë në Shkodër, në fshatin Zues. I pajeti është identifikuar si shtetasi Nikë Strugaci, 62 vjeç, nga Shkodra.

Burime të policisë shprehen se nga ekspertiza paraprake rezulton se në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune në trup. Dyshohet se i moshuari është vetëmbytur si pasojë e depresionit.

Grupi hetimor bën të ditur se po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje