Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjendet një i ekzekutuar në Elbasan, ishte me precedent penal

Gjendet një i ekzekutuar në Elbasan, ishte me precedent penal
April 11
07:12 2016

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e ditës së sotme në lagjen “28 Nëntori” të Elbasanit. Ai u gjet i vrarë brenda ambienteve të një lokali dhe dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës. Bëhet e ditur se viktima është Saimir Beqiri, person me precedent penal.

Sipas burimeve të policisë, dyshohet për ekzekutim për shkak se viktima ka plagë të ngjashme me të armës së zjarrit, megjithatë pritet të vërtetohet nga ekspertiza. Ende nuk dihet shkaku i vrasjes dhe as autorësia e krimit të rëndë. Ndërkaq, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Etiketimet
Shperndaje