Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjendet në Sarandë 16-vjeçarja e zhdukur: U largova me dëshirë

Gjendet në Sarandë 16-vjeçarja e zhdukur: U largova me dëshirë
May 30
12:05 2016

16-vjeçarja që rezultonte e zhdukur prej disa ditësh, Gazije Kazija, është gjetur në qytetin e Sarandës. Mësohet se ajo është vetëdorëzuar në Policinë e Sarandës, ku ka shkuar bashkë me një djalë që e kishte njohur në “Facebook”. Ndaj saj ka nisur marrja në pyetje, ndërkohë që nuk ka informacion nëse është shoqëruar edhe djali që e shoqëronte.

Adoleshentja kishte lënë një shënim në kompjuterin e saj përpara se të largohej nga banesa, ku bënte me dije se ishte larguar me dëshirë me një djalë që kishte njohur në “Facebook”.

Ishte mamaja e saj, e cila denoncoi në polici zhdukjen e së bijës. Ndërkohë që i ati i 16-vjeçares është shpallur në kërkim nga policia pasi plagosi me thikë taksistin që transportoi adoleshenten nga banesa deri tek Plepat në plazh.

Komento
Etiketimet
Shperndaje