Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjendet në Aleksandri anija e peshkimit, rezultojnë të zhdukur pengmarrësi egjiptian dhe marinarët shqiptarë

Gjendet në Aleksandri anija e peshkimit, rezultojnë të zhdukur pengmarrësi egjiptian dhe marinarët shqiptarë
June 28
09:30 2016

Autoritetet egjiptiane kanë gjetur në Aleksandri anijen e peshkimit që rezulton e marrë peng prej disa ditësh. Mësohet se në anijen “Çelepia 2” e ankoruar në port, ndodheshin 3 shtetas egjiptianë të tjerë jo pengmarrësi dhe marinari shqiptar Luan Mema. Ndërkaq nuk ka asnjë gjurmë as të kapitenit të anijes, Dhimitër Malja. Lajmi është konfirmuar edhe nga djali i pronarit të anijes, Florian Çelepia.

Menjëherë ka nisur marrja në pyetje e tyre lidhur me penhmarrësin Adel M. Salam, i cili ditën e djeshme kishte dërguar mesazhin e fundit ku kërkonte 70 mijë euro ose në të kundërt do digjte anijen e peshkimit bashkë me marinarët brenda. Hetimi vijon për të gjetur pengmarrësin dhe dy marinarët shqiptarë.

Etiketimet
Shperndaje