Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjendet marinari shqiptar i “Çelepia 2”, nuk ka të dhëna për kapitenin

Gjendet marinari shqiptar i “Çelepia 2”, nuk ka të dhëna për kapitenin
June 29
11:06 2016

Një ditë pas bërjes publike të lajmit se anija e peshkimit ishte gjetur në Aleksandri, por pengëmarrësi me dy shqiptarët rezultonin të zhdukur, Ministria e Punëve të Jashtme ka sqaruar situatën duke dhënë informacione për një prej shqiptarëve që ndodheshin në anije.

Referuar kësaj deklarate, marinari Luan Mema është gjendur në anije në gjendje të mirë shëndetësore. Pengmarrësi Adel Mohamed Salam u arrestua në Aleksandri, ndërkohë që nuk ka të dhëna për vendodhjen e kapitenin Dhimitër Malja.

“Menjëherë pas marrjes së informacionit për gjetjen dhe bllokimin e peshkarexhës nga Marina egjiptiane dhe transferimin e saj në një port ushtarak në Aleksandri, Ambasada jonë në Egjipt kontaktoi me autoritetet lokale të sigurisë dhe hetimit, të cilat informuan se mes personave të ndaluar në bordin e peshkarexhës gjendet shtetasi shqiptar Luan Mema, gjendja shëndetësore e të cilit paraqitet e qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Më tej, bëhet me dije se autoritetet egjiptiane janë duke punuar për gjetjen e vendodhjes së shqiptarit tjetër dhe zbardhjen në tërësi të ngjarjes.

 

Etiketimet
Shperndaje