Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjendet letra e gjakosur e vetëvrasjes në Linzë. 69-vjeçari: Ja arsyet pse vetëvritem

September 22
16:29 2016

Gani Çela

Nga Anduena Llabani

“Vëllezër e motra, mbajeni dinjitetin e familjes tonë lart. Fëmijët e mi, mbani mamin afër”.

Këto janë të paktat fjalë që Gani Çela ka shkruar në një letër të para se t’i japë fund jetës me një plumb në gojë.

Trupi i tij u gjend i pajetë rreth orës 13:00 të së enjtes, në rrugën pranë varrezave në Linzë. Në xhepin e rrobave të tij policia ka gjetur një letër të gjakosur, ku ai merr përsipër autorësinë e krimit. Viktima u drejtohej fëmijëve të tij dhe gruas.

Letra nuk është bërë publike, por në përmbajtje të saj policia thotë se janë shkruar shkaqet e vetëvrasjes dhe amanetet e të ndjerit drejtuar fëmijëve.

Policia po heton në disa pista, njëra prej të cilave është edhe ajo e vrasjes. Pak minuta pas ngjarjes policia dyshoi për një vetëvrasje. Pranë trupit të tij u gjet edhe një pistoletë TT dhe një gëzhojë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje