Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjendet kufomë e gjymtuar në bregdetin Italian.Reagojnë  familjarët e avokatit të zhdukur: “Do bëhet ADN-ja s’mund të jetë e vërtetë”

Gjendet kufomë e gjymtuar në bregdetin Italian.Reagojnë  familjarët e avokatit të zhdukur: “Do bëhet ADN-ja s’mund të jetë e vërtetë”
November 19
14:25 2017

Në bregdetin Italian është gjetur një kufomë e gjymtuar. Policia ka thënë se kufoma e gjetur në ujërat e Castros (Leçe) mund t’i përkasë avokatit shqiptar të zhdukur, Besnik Muço. Mësohet se kufoma është shumë e gjymtuar dhe duket se nuk ka kokë, duke shtuar kështu akoma edhe më shumë misterin e zhdukjes së avokatit Besnik Muço.

Si rezultat, familjarët e nisur për identifikimin, do të duhet të shohin trupin që siç raportojnë mediat italiane mund të jetë dëmtuar, për shkak të përplasjes së vazhdueshme me shkëmbinjtë ne det. Gjithsesi, do të jenë analizat e ADN-në që do hedhin dritë mbi ngjarjen.

“Trupi është shumë i gjymtuar dhe duket se nuk ka kokë. Ai gjithashtu nuk ka rroba. Prandaj është e pamundur të identifikohet nga autoritetet në Leçe, të cilët e vendosën trupin në frigoriferin e morgut të qytetit”, raportojnë mediat italiane.

Sipas hipotezave të bëra mbi ngjarjen, dyshohet se trupi i pajetë mund t’i përkasë avokatit shqiptar Besnik Muço. Ai u zhduk që më datën 2 nëntor të këtij viti, pasi u nis me tragetin e linjës Durrës-Bari, për të shkuar te familja e tij, në Macerata, ku jetonte prej 15 vitesh.

Gruaja e Besnik Muços denoncoi zhdukjen e bashkëshortit të saj tek karabinierët e Maceratës, të cilët po zhvillojnë hetimet për këtë denoncim, ndërsa ka mbërritur në Shqipëri pak ditë më parë për të ndjekur nga afër hetimet për gjetjen e bashkëshortit të saj,

Me gjetjen e trupit të pajetë më 5 nëntor në Pulia, dyshohet se i përket avokatit të zhdukur, pasi në atë zonë ku është gjetur viktima nuk ka denoncime për persona të tjerë të zhdukur.

Neës 24 ka kontaktuar me familjarët e avokatit, të cilët thonë se nuk kanë marrë njoftim zyrtar nga autoritetet italiane. Ata hedhin poshtë mundësinë se kufoma mund të jetë i familjarit të tyre./Blitz.al/

 

Shperndaje