Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjendet kompjuteri i terroristit, ja çfarë shkruan kamikazi

Gjendet kompjuteri i terroristit, ja çfarë shkruan kamikazi
March 23
14:15 2016

Kamikazët që shkaktuan terrorin ditën e djeshme në Bruksel janë dy vëllezërit Khalid dhe Ibrahim Bakraoui.  Policia belge ka identifikuar vëllezërit pas investigimit nëpërmjet kamerave të sigurisë së aeroportit, të cilat kishin kapur imazhe të tre terroristëve.

Në një kosh mbeturinash, në bazë të pohimit të prokurorit federal Frederic Van Leuw, policia ka gjetur kompjuterin e Ibrahim El Bakraoui, në të cilin është zbuluar shkrimi: “Duhet të nxitoj, nuk di çfarë të bëj, nuk jam më i sigurt. Nuk dua të përfundoj në një qeli pranë Salah Abdeslam”.

Nga fotot shihet qartë që dy vëllezërit mbanin në të njëjtën dorë doreza të zeza për të fshehur detonatorin e lëndës eksplozive që kishin në trup. Personi i tretë në foto dyshohet të jetë prodhuesi i bombave me gozhda, emri i të cilit është përmendur edhe në ngjarjen e 13 nëntorit në Paris. ADN-ja e tij u gjet në disa rripa me eksploziv të pashpërthyer në teatrin “Bataclan” dhe në stadiumin e Parisit.

Terroristi i identifikuar si Najim Laachraoui, bashkëpunëtor i Abdeslam Salah, po kërkohet nga policia.

Shperndaje