Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjendet i mbytur një person tek Liqeni Artificial

Gjendet i mbytur një person tek Liqeni Artificial
July 04
09:11 2016

Një person është gjetur i mbytur në ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës. Burime të policisë bëjnë me dije se njoftimi për trupin e viktimës u gjet rreth orës 07:10 të mëngjesit.

“Më datë 04.07.2016, rreth orës 07:10, tek kodrat e liqenit artificial, në një largësi rreth 100 m nga bregu, është gjendur një shtetas i mbytur, i seksit mashkull rreth 60 vjeç.

Në vendin e ngjarjes policia dhe polumbarët po punoin për nxjerrien e trupit të viktimës.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento