Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjenden mbetje të Egypt Air Flight MS804

Gjenden mbetje të Egypt Air Flight MS804
June 16
12:50 2016

Një komision hetues egjiptian ka zhvilluar kërkimet mbi Egypt Air Flight MS804 të zhdukur muajin e kaluar. Ata janë shprehur se kanë gjetur mbetjet  e tij në Detin Mesdhe. Fluturimi MS804, me 66 persona në bord, u zhduk mbi Detin Mesdhe më 19 maj ndërsa fluturonte nga Parisi në Kajro duke humbur nga fushëpamja e të dy radarëve grekë dhe egjiptianë. Asnjë telefonatë shqetësuese nuk u mor në asnjë nga qendrat e kontrollit të destinacionit dhe nisjes.

Komisioni hetimor shpjegoi se kanë hartuar një plan të shpërndarjes së mbetjeve. Në fillim të muajit ata pranuan se kishin marrë sinjale nga radioja transmetuese e aeroplanit.  Megjithatë, ministria nuk ka detaje të madhësisë  apo vendndodhjes së saktë të rrënojave.  Më parë, mbetjet u gjetën në Detin Mesdhe, 290 kilometra (180 milje) në veri të Aleksandrisë, Egjipt. Të dhënat thonë se detektori i tymit shpërtheu vetëm, pak minuta para se avioni të zhdukej. Sipas hetuesve grekë, avioni është kthyer 90 gradë në të majtë dhe pastaj 360 gradë në të djathtë para se të zhdukej.  Në bord ishin 56 pasagjerë, shtatë anëtarë të ekuipazhit dhe tre persona pjesë e personelit  të sigurisë.

 

Shperndaje