Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjenden dy turistet e huaja që kishin humbur në Alpet e Shqiprisë, ja ç’kishte ndodhur me to

Gjenden dy turistet e huaja që kishin humbur në Alpet e Shqiprisë, ja ç’kishte ndodhur me to
August 20
12:01 2019

Ditën e djeshme u shpërnda lajmi se dy turiste të huaja, njëra gjermane dhe tjetra polake, ishin zhdukur në rajonin malor të Alpeve Shqiptare, më saktë, në Bjeshkët e Namuna.

Sipas asaj që raportuan mediave kosovare, vajzat kishin hyrë në Malin e Zi nëpërmjet Vërmoshit. Makina e tyre ishte gjetur bosh dhe policia ishte vënë në kërkim të tyre.

Fatmirësisht, pas disa orëve kërkim, turistet u gjetën shëndoshë e mirë. Lajmin e mirë e dha një prej guidave të Bjeshkëve të Namuna, Gzim Murati.

Gjatë punës së tij me turistët që vizitonin terrenin e vështirë, ai ka arritur të gjejë dy vajzat, duke publikuar edhe një foto me to në profilin e tij në Facebook.

Murati ka treguar se turistet nuk kishin pësuar asgjë, por thjesht nuk kishin pasur internet dhe kishin humbur kontaktet. Madje ato as nuk e dini që ishin duke i kërkuar.

I gjetën, shëndosh e mirë, afër Vuthajve, thjesht thanë se nuk kemi pas internet, edhe se nuk kemi ditë se dikush po na kërkon.”-shkruan Murati krahas fotos së publikuar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje