Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjenden 2 trupa në një bunker në Tropojë

Gjenden 2 trupa në një bunker në Tropojë
April 17
14:27 2016

Mesditën e sotme, një ngjarje e rëndë është raportuar nga Tropoja, ku dy persona janë gjetur të vdekur brenda një bunkeri në afërsi të Mjedanit. Bëhet me dije se viktimat janë një burrë dhe një grua, edhe pse identitetet e tyre ende nuk janë zbardhur nga policia. Dy personat e vdekur kanë pasur të veshur rroba sportive, si dhe nuk janë të dëmtuar nga armë apo sende të tjera.

Të gjitha provat materiale i janë dërguar organeve kompetente për ekzaminim, ndërkohë që pritet nga policia dhe hetues që janë në vendngjarje të gjenden dhe shkaqet që kanë çuar në vdekjen e të dy shtetasve.

 

Etiketimet
Shperndaje