Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vdes një punëtor ndërtimi, bie nga kati i pestë

Vdes një punëtor ndërtimi, bie nga kati i pestë
April 01
09:35 2016

Paraditen e sotme ka humbur jetën në Durrës një 55-vjeçar, punëtor në ndërtimin e banesave sociale në Durrës. Shtetasi ka rënë nga kati i pestë, ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë në spital.

Specialistët për Krime në Komisariatin e Policisë në Durrës kanë arrestuar menjëherë teknikun e ndërtimit për këtë pallat. Tekniku përgjegjës ishte Maksut Tocilla, 56 vjeç, banues në Tiranë.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës do të vazhdojë tashmë hetimet e mëtejshme për këtë incident me pasojë vdekjen e punëtorit.

Komento
Etiketimet
Shperndaje