Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjejnë një kufomë në shtëpi. Kishte vdekur prej 5 vitesh

Gjejnë një kufomë në shtëpi. Kishte vdekur prej 5 vitesh
May 28
10:35 2016

Që nga viti 2011 e deri më sot askush nuk e kishte telefonuar, askush nuk e kishte kërkuar, askush nuk i kishte trokitur në derë.

Zbulimi i bërë nga zjarrfikësit është i frikshëm: pasi u telefonuan me urgjencë për një problem të humbjes së ujit ata gjetën një kufomë në fazën e dekompozimit, në katin e dytë të ndërtesës, që i përkiste 59-vjeçarit Marcello Putzu!

Pas kontrollit të shtëpisë, policët kanë gjetur fatura, receta mjeksore të cilat i përkisnin të varfrit Putzu.

“San Giavino, vendi ynë është një vend thashethemesh! Shumë i çuditshëm fakti që askush nuk u shqetësua se çfarë po ndodhte me këtë njeri!” – shprehet një i moshuar i provincës së Cagliari-t.

Informacione që dalin pas gjetjes së trupit, thonë se Marcello Putzu ka qenë një punonjës i hekurudhave, i cili pasi humbi punën hasi problem të mëdha. Krahas këtij fakti, shërbimet sociale i morën fëmijët, gjë që e shtyu atë të futej në një fazë të thellë vetmie absolute.

“Është e pakuptimtë kjo shoqëri kaq pak e ndjeshme që po krijojmë. Si është e mundur që as Shërbimet Sociale, ata që i morën fëmijët e harruan këtë person që kishte problem të mëdha? – shprehet një i ri i zonës.

Me të vdekurin i kishte humbur kontaktet edhe ish-bashkëshortja, e cila prej kohësh ishte shkëputur nga provinca.

Shperndaje