Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjashtë të arrestuar për tragjedinë në Nice, mes tyre një çift shqiptar

Gjashtë të arrestuar për tragjedinë në Nice, mes tyre një çift shqiptar
July 17
16:15 2016

Hetimi për ngjarjen e rëndë të shënuar në Nice tri ditë më parë vijon, teksa disa persona janë duke u mbajtur në paraburgim, mes tyre dhe një çift shqiptar që akuzohet se ka furnizuar me armë 31-vjeçarin Bouhlel, konkretisht me pistoleta 7.65 mm.

Burime të sigurisë franceze bëjnë me dije edhe arrestimin e dy personave të tjerë, transmeton Blitz.al, ndërkohë që është liruar ish-bashkëshortja e Mohamed Lahouaiej Bouhlel. Mes të arrestuarve është dhe një i ri 22-vjeçar, i dyshuar për mbështetjen logjistike që i ka siguruar sulmuesit. Avokati i të riut i ka hedhur poshtë akuzat, duke u shprehur se klienti i tij dhe autori i sulmit e njihnin njëri-tjetrin vetëm prej disa muajsh dhe nuk ka prova materiale kundër tij.

Komento
Etiketimet
Shperndaje