Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gerard Pique pas ndeshjes me Shqipërinë: Do të largohem

Gerard Pique pas ndeshjes me Shqipërinë: Do të largohem
October 10
08:55 2016

Mbrojtësi i Kombëtares Spanjolle ka bërë me dije pas përfundimit të ndeshjes me Shqipërinë në “Loro Boriçi” se do të largohet nga ekipi kombëtar në 2018-n, pasi të përfundojë Kampionati Botëror.

Lojtari 29-vjeçar u kritikua nga tifozët spanjollë, të cilët shfaqën pakënaqësinë për mbështetjen e tij ndaj pavarësisë së Katalonjës. Shkak u bë mungesa e flamurit kombëtar të Spanjës në mëngën e fanellës.

Në deklaratën e tij pas ndeshjes me kuqezinjtë, Pique shpjegoi se ka vepruar njësoj si lojtarët e tjerë në shumë raste, “thjesht për rehati”.

“Kam provuar çdo gjë, por s’mund ta duroj këtë. Kjo çështje u bë edhe më tepër shkak të ndihem i pakënaqur nga mbërritja këtu, megjithëse pas përfundimit të “Rusi 2018” unë do të jem 31 vjeç, kështu që do të largohem”, – është shprehur Pique. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje