Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gënjeu 4 vjet për vajzën me kancer, përfitoi 20 000 $ donacione

Gënjeu 4 vjet për vajzën me kancer, përfitoi 20 000 $ donacione
August 16
15:39 2016

Një grua në Oklahoma është arrestuar pasi pretendonte se vajza e saj 4-vjeçare vuante nga kanceri dhe në këtë mënyrë përfitonte donacione.

Jessica Good bëri fushatë në Facebook e në media për të mbledhur  20.000 $, që supozohej të përdoreshin për shpenzimet e spitalit. U ngritën dyshime pasi gruaja nuk dëshironte të merrte dado për fëmijët e saj dhe nuk shkonte te mjekët që i rekomandonin.

Më pas ajo u kthye përsëri duke bërë fushatë, duke thënë se kanceri ishte kthyer.  Kisha e krishterë, pas dyshimeve,  lajmëroi policinë për të hetuar gruan dhe rezultoi që 4-vjeçarja ishte e shëndetshme dhe nuk kishte bërë asnjë vizitë nga ato që nëna e saj pretendonte.

Jessica është arrestuar nga policia dhe mbi të  rëndojnë dy akuza: krim për marrjen e parave dhe abuzim me fëmijët./Blitz.al/

Shperndaje