Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gënjeshtar, gënjeshtar!

Gënjeshtar, gënjeshtar!
November 28
13:46 2016

Me këto fjalë është hapur ditën e sotme një prej gazetave më të mëdha amerikane, “Huffington Post”, referuar presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Trump.

Gazeta i referohet diskutimit të ditëve të fundit për votimin e paligjshëm të kryer në disa shtete, ku Trump fitoi me një përqindje të madhe votash në raport me kandidaten demokrate Hillary Clinton.

Të dielën, Trump tha se miliona persona që votuan në zgjedhje kanë votuar për Hillary Clinton dhe jo për të.

Javën e fundit, në SHBA po diskutohet rinumërimi i votave në shtetet ku Trump fitoi me diferencë të madhe, pasi dyshohet se pjesa më e madhe e votuesve janë të paligjshëm. Ky diskutim është ngritur nga kampi i Clinton, që duket se ende shpreson në një mrekulli. /Blitz.al/

trump-1

Komento
Shperndaje