Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Genc Ruli largohet përfundimisht nga politika

Genc Ruli largohet përfundimisht nga politika
May 25
11:32 2017

Një nga themeluesit e Partisë Demokratike, i cili u largua dhe u rikthye disa vite më parë për të shërbyer për disa vjet me radhë në kabinetin Berisha si ministër, ka vendosur të largohet përfundimisht nga politika.

Në një kohë që priten me kërshëri emrat e listës së kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike, Ruli ka vendosur ta braktisë Partinë Demokratike.

Ai ka vendosur të tërhiqet nga politika duke i kërkuar zyrtarisht kryetarit Basha që të mos e përfshijë në listat që po përpilohen për kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Edhe më parë deputeti demokrat e kishte parashikuar një largim të mundshëm.

Ruli është një nga deputetët më të vjetër të Partisë Demokratike dhe themeluesi i saj në vitet ’90.

Ruli ka mbajtur po ashtu dhe postin e ministrit të Financave në vitet 1992-1995.

Në total Ruli ka mbajtur 5 herë postin e deputetit.

Nuk dihet nëse Ruli do të vijojë të mbështesë PD-në në zgjedhjet e ardhshme apo do të largohet përfundimisht nga politika pa u përfshirë në përgatitjet e zgjedhjeve që janë në prag. /Blitz.al/

Shperndaje