Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gazetarja jep alarmin: “Shmangni pishinat! Vajzës sime iu mbush trupi me pulla të kuqe pasi pushuam në një prej tyre”

Gazetarja jep alarmin: “Shmangni pishinat! Vajzës sime iu mbush trupi me pulla të kuqe pasi pushuam në një prej tyre”
August 06
14:34 2017

Pishinat janë cilësuar prej vitesh vende jo të sigurta për t’u larë, të paktën për fëmijët.

Gazetarja e njohur Daniela Bonollari ka treguar eksperiencën e saj të tmerrshme që ka kaluar gjatë ditës së djeshme në një nga pishinat e kryeqytetit në Sauk.

Bonollari shkruan se vajzës së saj iu mbush trupi me pulla të kuqe të stërmëdha si  të djegura që i shkaktonin kruajtje dhe të qara pafund.

Ajo i këshillon të gjithë të shmangin pishinat për të mirën e shëndetit të tyre.

STATUSI I PLOTË

Miq, evitoni pishinat në Tiranë, eksperienca e djeshme me time bijë në Sauk na u kthye në ankthin më të keq të këtyre ditëve ferr të nxehta.
Trupi iu mbush me pulla të kuqe të stërmëdha si të djegura me dëshire për t’i kruajtur e të qara pa fund.
Besoj se nuk është vetëm çështja e ujit të pisët, pavarësisht pamjeve joshëse të pishinave kaltëroshe, por edhe shezllongjet që pas kërkimeve që bëra me urgjencë në internet janë burim i infeksioneve më të tmerrshme, si myk, herpes e deri në stafilokok e steptokok.
Këtë bindje na i përforcoi dhe dermatologu gjatë vizitës.
Me episodin e djeshëm besoj totalisht se ndaj pishinave e ambienteve rreth e rrotull nuk është bërë asnjë kontroll higjiene, qoftë edhe më minimali.
Sa të prisni nga autoritetet të bëjnë këtë që duhet ta kishin zgjidhur me kohë, thirrini mendjes: Stop pishinave për të mirën e shëndetit tuaj! Këtë e them nga eksperienca ime e parë dhe e fundit me pishinat në Tiranë”,- shkruan gazetarja. /Blitz.al/

Shperndaje