Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gazetarja Eni Vasili me kanabis në emision, antidroga ia sekuestron

Gazetarja Eni Vasili me kanabis në emision, antidroga ia sekuestron
September 21
09:47 2016

Moderatorja e emisionit “Studio e hapur”, Eni Vasili, është shfaqur në fillim të emisionit me një bimë kanabisi në dorë. Ky veprim ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të policisë.

Mësohet se efektivë të skuadrës “Shqiponja” kanë  mbërritur në redaksinë e emisionit për të sekuestruar bimën e kanabisit që gazetarja përdori gjatë emisionit. Eni Vasili u detyrua të firmosë një procesverbal për dorëzimin e bimës së hashashit. Më pas, ajo deklaroi se e priste reagimin e policisë, pasi e kishin marrë parasysh se mund të ndodhte diçka e tillë.

“Besoj se procedura ishte diçka normale dhe jam në dispozicion të autoriteteve për të dëshmuar. Fakti që është kaq e thjeshtë që të mbërrijë në emision një degë kanabisi tregon se sa shqetësuese është ky fenomen”, – është shprehur Vasili. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje