Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Gazetarja e njohur shqiptare braktis profesionin për politikën

Gazetarja e njohur shqiptare braktis profesionin për politikën
May 09
15:45 2017

Një tjetër figurë e njohur e gazetarisë ka braktisur profesionin dhe i është përveshur politikës.

Arbana Xharra ka dhënë dorëheqjen nga gazeta “Zëri” në Kosovë dhe i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës të drejtuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli.
Gjatë fjalës së tij, Kadri Veseli shprehu mirënjohje për Xharrën, duke vlerësuar punën e saj në profesionin e gazetarisë.

“Si kryetar i PDK-së e kam ndjekur punën e Arbana Xharrës si gazetare, e pashë se ishte e përkushtuar në përmirësimin e vendit tonë dhe në të mirën e qytetarëve tanë, pasi që u takova me Arbanën. E kam ftuar Arbanën që të ndajë me ne përkushtimin e saj për Kosovën si një anëtare e PDK-së”, – ka thënë Veseli.

“17 vjet në gazetari nuk janë pak, por shumë kolegë që bashkë kemi rrugëtuar nuk e kemi pasur të lehtë. Të gjithë e dini se kemi shkruar për tema të ndryshme që preokupojnë Kosovën dhe nuk e kemi pasur të lehtë raportimin. Unë kam vendosur të ndryshoj prej të qenit gazetare, por nga brenda”,- është shprehur Xharra, e cila ka shtuar se PDK-ja është partia që nuk e ka kushtëzuar aspak.
“Është kjo parti e cila më premtoi hapësirë, kam ardhur pa asnjë kusht. Kam për të vazhduar me dinjitet të punoj, kam për të vazhduar të jem zëri i qytetarit të Kosovës. Vazhdoj të qëndroj prapa shkrimeve që kam bërë dhe kam për të vazhduar të qëndroj kritikuese edhe brenda partisë”,- ka theksuar Xharra. /Blitz.al/

Share