Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gazetari sirian shpërthen në lot: Këtu në Aleppo fëmijët s’kanë ç’të hanë

August 03
13:52 2016

Një gazetar sirian që punon për “Al Jazeera” ka shpërthyer në lot teksa ishte në transmetim direkt. Milad Fadel po përshkruante vuajtjet e popullit të tij dhe krizën e thellë humanitare në veçanti, pas ndalimit të furnizimit me ndihma nga forcat e Bashar al-Asad.

Teksa ishte në transmetim direkt, gazetari ka shpërthyer në lot.

“Duhet të raportojmë me objektivitet atë që ndodh në Siri. Përballë kësaj katastrofe humanitare nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse të ndihmojmë këta të porsalindur dhe fëmijë të ndodhur nën rrethim që nuk kanë ç’të hanë. Nuk mund të mos jesh në anën e 300 mijë personave që kërkojnë mjekime të thjeshta dhe ndihma humanitare. Shpresojmë të mos shohim sërish atë që kemi parë në Madaya dhe Ghouta. Fëmijë  që vdesin urie”,- është shprehur gazetari. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje