Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gazetari i njohur kundër mjekes Anika Dokle: Ti i more 200 mijë lekë një të njohurit tim!

September 19
15:38 2016

...

Ka ngjallur jo pak debat fakti që një 35-vjeçare dhe foshnja e saj gjetën vdekjen në maternitetin “Koço Gliozheni”. Pjesë e debatit janë bërë edhe figura të njohura të gazetarisë, një ndër të cilët edhe gazetari Mentor Kikia.

Ky i fundit, me anë të një statusi në Facebook, ka treguar se nisur nga rasti tragjik në maternitet, të paktën mjekët që fusin duart në xhepat e pacientëve nuk duhet të bëjnë moral. Këtu, Mentor Kikia i referohet mjekes Anika Dokle. Gazetari tregon se ai e ka vlerësuar Anika Doklen për mënyrën si ajo reagon, por  ka ndryshuar mendim kur kjo e fundit i ka marrë një mikut të tij 200 mijë lekë (të vjetra) për një operacion.

“Të paktën ju që fusni duart në xhepat e pacientëve, mos bëni moral!

Kam ndjekur këto dy ditë zemërimin e shumë njerëzve kundër mjekëve në maternitetin “Koço Gliozheni” për shkak të vdekjes së një gruaje shtatzënë. Mes atyre të zemëruarve ishte edhe një mjeke e këtij spitali, një grua rebele dhe kritike agresive e qeverisë, Anika Dokle. E kam vlerësuar për kurajën për të thënë të vërtetën me zë të fortë, shpesh edhe pa edukatë, ashtu siç e meritojnë edhe njerëzit, edhe koha në të cilën po jetojmë.
Por më lë një shije shumë të hidhur kur lexoj rebelimin e kësaj mjekeje. Pak ditë më parë, një njeriu im i dha 200 mijë lekë (të vjetra) për një operacion të thjeshtë të nënës. Më pyeti mua për mend: T’i them për para apo jo? Jo, – i thashë. Nuk mund të të marrë para ajo. Por meqë e ke merak, thuaja sa për procedurë. Dhe kjo mjekja e bëri procedurën, ia mori paratë dhe duke i numëruar.
Tani ne e dimë se të gjithë bëjnë kështu. Por të paktën ju që fusni duart në xhepat e atyre, që edhe vdesin aty, mos bëni moral!” – ka qenë fjala e plotë e Mentor Kikisë. /Blitz.al/

Mentor Kikia - Facebook

 

Komento
Shperndaje