Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gazetari i njohur i drejtohet zv. ministres: “Po të shkepi Rilindja nuk dënohesh!”

Gazetari i njohur i drejtohet zv. ministres: “Po të shkepi Rilindja nuk dënohesh!”
October 12
12:08 2018

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” u diskutua tema e kriminalitetit dhe e rendit në vendin tonë, si dhe problemet që vijnë me to. Të ftuar në panel ishin gazetarë, analistë dhe përfaqsues të qeverisë e opozitës, ndër to gazetari Armand Shkullaku dhe zv. ministrja Romina Kuko.

Në studio u dhanë mendime për “luftën” qeveri-opozitë për rastin e videopërgjimit të “Babales”, për rastin e shumëdiskutuar të denoncimit të Xhisiela Malokut dhe për vrasjen e plagosjet e ditëve më parë që ndodhën në mes të Tiranës. Zv.ministrja tërhoqi vëmendjen e publikut me përgjigjen që i dha pytjes së drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu, për situatën e rendit në vend duke thënë se vrasjet ndodhin përditë dhe se incidenti në bllok, tragjedia e Selenicës apo dhe rastet e tjera të fundit nuk janë përfaqsuese të situatës në Shqipëri. Konkretisht ajo u shpreh:

“Në vend ka një mbjellje paniku, sikur kriminaliteti është në nivel të 97-ës, sikur njerëzit po vriten në bulevard dhe këtu po ndodh hataja”.

Gjithsesi, ajo që bëri më shumë përshtypje ishte ndërprerja që gazetari Shkullaku i bëri narrativës së përfaqësueses së qeverisë për rastin e Xhisiela Malokut, e cila po e trajtonte çështjen si rast i dhunës ndaj gruas.

“Personat që e kanë ngritur këtë çështje kanë dhënë një mesazh që të gjitha gratë e dhunuara në Shqipëri nuk mund të mbrohen.”- u shpreh Kuko, ndërkohë që Shkullaku mendon krej ndryshe, duke u shprehur se “po të shkepi Rilindja, nuk dënohesh”, për të gjithë të lidhurit e krimit me qeverinë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje