Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gazetari Fatos Mahmutaj: Adriatik Llalla shantazhon mediat dhe mbyll profilet e së bijës në rrjetet sociale

Gazetari Fatos Mahmutaj: Adriatik Llalla shantazhon mediat dhe mbyll profilet e së bijës në rrjetet sociale
August 02
15:59 2016

Kanë shkaktuar shumë “zhurmë” në portale e në rrjetet sociale fotot e vajzës së kryeprokurorit Adriatik Llalla, të komentuara për jetën luksoze e për shpenzimet e shumta.

Nisi gjithçka nga postimet e gazetarit Bledi Mane, i cili denoncoi luksin e shfrenuar të 17-vjeçares Llalla, gjë që u bë “virale” më pas në median online.

Por sot, në një shkrim të tij për “Neësbomb”, ku krahason raste si ky me personazhe të njohur ndërkombëtarë dhe reagimet e njerëzve, gazetari Fatos Mahmutaj shprehet se kryeprokurori Llalla ka reaguar në mënyrë të menjëhershme jo vetëm duke i ndërprerë pushimet së bijës e duke i fshirë gjurmët në rrjetet sociale, por edhe duke shantazhuar botuesit:

“I çuditshëm ka qenë reagimi i kryeprokurorit shqiptar, i cili jo vetëm i ka ndërprerë pushimet të bijës në plazhin e Jalës dhe i ka zhdukur çdo gjurmë nga rrjetet sociale, por ka nisur edhe një fushatë shantazhimi ndaj botuesve. Gjatë të hënës shumë prej mediave shqiptare, përfshi edhe “dashnorët e fjalës së lirë” nuk u morën fare me këtë lajm, ndërsa pjesa më e madhe e atyre që publikuan online shkrimin e gazetarit Bledi Mane, pas presionit të Llallës, u detyruan ta hiqnin atë”, – shkruan Mahmutaj.

Në fakt, po të kryesh një kontroll të shpejtë me emrin e vajzës, kupton se nuk figuron më një profil i saji në Instagram apo në ndonjë rrjet tjetër social të njohur.

Në fund të shkrimit, teksa ironizon çiftin Llalla se ndoshta ka marrë kredi për t’i plotësuar dëshirat së bijës, Mahmutaj “sulmon” edhe kolegët e tij të mediave të tjera që kanë rënë pre e presionit të kryeprokurorit. /Blitz.al/

Komento