Blitz

 Breaking News

Gazetari Alfred Lela rrëfen momentin kur u dhunua nga policia: Polici më goditi pas koke

Gazetari Alfred Lela rrëfen momentin kur u dhunua nga policia: Polici më goditi pas koke
May 20
08:46 2020

Gazetari Alfred Lela i cili u shoqërua dhunshëm gjatë protestës për Teatrin Kombëtar, në përpjekje për të liruar ish-deputeten Silva Caka, ka folur për herë të parë për videon e bujshme në të ciklën  shihet konfrontimi i tij e policët.

Në një intervistë për Provokacija-n ai u shpreh se shoqërimi ishte shtazarak dhe kjo ishte arsyeja përse ai ka ngritur një ankesë për efektivët.

Lela pranoi se e kaloi  kordonin e krijuar nga policët por nuk e meritonte një dhunë të atillë si  goditjet me këmbë në kokën e tij.

“Pata shembje në këmbën e majtë dhe dëmtime te gjuri kur më ulën në tokë. Ju jam dukur si këta të fortët që s’kapen dot e më kapën mua me kokën e rruar.

Kisha një lloj gëzimi të cuditshëm, por kur u ftoha filloi të më rëndonte ajo pesha e asaj që kishte ndodhur. Nuk besoj se më kanë njohur më parë por kanë pasur kohë sa të duash që të më njohnin se më bënë një walk of shame, dhe më panë gjysma e policisë.

Nëse unë do isha shoqëruar në mënyrën e duhur nuk do mundja të ngrirja asnjë ankimim. Kalimi im u mor si një lloj ofensivë ndaj policimit kaq ortodoks të hapësirës policore, unë Alfred Lela e cënova këtë hapësirë.

Por sikur ata të më kishin marrë dhe shoqëruar në mënyrën më civile të mundshme s’do të ankohesha. Ishte shtazarake, nuk u pa një pjesë e dhunës që u ushtrua ndaj meje. Kisha këmbën e policit në qafë dhe ky edhe më godiste pas kokës.

Rama më dhunoi për së dyti me ato pallavara që tha, të thuash që policët po kalonin mbi trupin e shtrir të gazetarit për të ndaluar prishjen e rendit është .. nuk e di mund ta thotë ai, Erdogani dhe Trump-i.” u shpreh gazetari.

 

Share