Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gazetari akuzoi klerikun fierak për pedofili, vjen reagimi i Mitropolisë!

Gazetari akuzoi klerikun fierak për pedofili, vjen reagimi i Mitropolisë!
May 21
19:25 2018

Ditën e sotme, gazetari shqiptar Alfons Zeneli ka tronditur kishën ortodokse shqiptare duke akuzuar klerikun për pedofili.

Sipas gazetarit, ai ka dorëzuar të kryepeshkopi Anastas prova për ish-katesitin abuzues, por nuk ka marrë përgjigje pozitive.

Nga ana tjetër, ai shprehet se edhe pas denoncimit të prindërve dhe shenjave në trupin e të abuzuarve, sërish kryepeshkopi e ka parë të arsyeshme të mos prishë “lumturinë” e prifti pervers.

“Edhe pse fillimisht katekisti ishte pushuar nga puna, ai po rekrutohej sërish. Nëna e viktimës shkoi tek Kryepeshkopi Anastas, dhe i tregoi shenjat e abuzimit seksual në trupin e fëmijës së saj, Fortlumturia e Tij e pa të arsyeshme që mos t’ia prishte lumturinë priftit të vet pervers dhe e dha bekimin që pedofili të hyjë në radhën e klerit të KOASh-it” – shkroi gazetari në denoncimin e tij.

Menjëherë ka ardhur reagimi i kishës, e cila ka mohuar akuzat e gazetarit duke i quajtur si shpifje.

Sipas Metropolisë, kleriku është zgjedhur kundrejt të gjithave kërkesave dhe nuk ka asnjë ankesë nga familjet.

“Deri tani nuk iu jemi pёrgjigjur shpifjeve dhe akuzave tuaja ndaj Klerikut tё Mitropolisё sonё, por duke dashur qё tё qartёsojmё besimtarёt tanё edhe opinionin publik, po tregojmё tё vёrtetёn mbi dorёzimin e Klerikut nё fjalё. Dorёzimi i tij nё klerik ёshtё bёrё sipas gjithё rregullave dhe kanoneve tё Kishёs Orthodhokse. Sё pari, kemi dёshminё e Atit tё tij shpirtёror, i cili nuk ka gjetur asnjё pengesё pёr dorёzimin e tij si klerik. Sё dyti, nё Mitropolinё tonё nuk ka ardhur asnjё ankesё, qoftё nga kleri qoftë nga besimtarёt, qё tё ngrejё akuza ndaj kёtij Kleriku apo tё kundёrshtojё dorёzimin e tij nё shёrbesёn e priftёrisё” – shkruan Zyra e Mitropolisё sё Shenjtё.

Është i çuditshëm fakti që Kisha del menjëherë në përfundime duke shpërfillur çdo fakt të vënë përpara. Në një kohë kur çdo institucion, në raste të tilla lihet drejtësia të veprojë, Metropolia del mbi drejtësinë duke hedhur poshtë çdo akuzë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje