Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gazetari Agim Xhafka: “Bujar Lako, shpëtove nga trualli që të nis në eksod ose në varr”

Gazetari Agim Xhafka: “Bujar Lako, shpëtove nga trualli që të nis në eksod ose në varr”
December 26
15:16 2016

Ish-gazetari i “Koha Jonë” në vitet ’90 Agim Xhafka, ka reaguar për vdekjen e aktorit Bujar Lako, përmes një statusi në rrjetet sociale.

Xhafka shkruan se Lako ishte i harruar prej vitesh dhe i depresuar e depersonalizuar si një punonjës i rangut më të ulët të administratës.

“Bujar Lako është shembulli se si nuk duhet të sillemi me artistët. I lënë mënjanë prej vitesh, i harruar, jo nga njerëzit, por nga qeveritarët, i depresuar, i depersonalizuar, i paguar sa një punonjës i rangut më të ulët të administratës, tani lotohet gjoja si një humbje e madhe.
Humbi vërtet familja se vetë Bujari “fitoi”. Atje ku shkoi do jetë plot dinjitet, i vlerësuar, i respektuar, i duartrokitur. Kryesorja, do jetë larg monstrave që ia kishin hequr fillin, larg zyrtarëve që paguajnë miliona të buxhetit për të sjellë shalë e cica në podiumet e Tiranës. Që nuk kursehen të hedhin në lumë paranë publike e njerëz si Bujari i lënë në trishtimin e tyre, duke ecur fillikat poshtë e lart rrugëve të Tiranës në pritje të pensionit mujor sa një lëmoshë.
Gjenerali na la dhe vendin e kanë marrë në dorë bandat e hashashit dhe tutorët e prostitutave. Ndaj iku Lako, se vendi i tij as është për artistët, as e përtyp dot artin e vlerave. Udhëtim të mbarë Tunxh, miku i mirë i shqiptarëve punëtorë! Shpëtove nga ky truall që të nis ose në eksod ose në varr. Lamtumirë Halit Berati i halleve!” – përfundon shkrimi i ish-gazetarit të “Koha Jonë” në vitet ’90.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje