Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gazetarët bëjnë deklaratën ‘bombë’: “Adriatik Llalla pa shkollë të mesme! Të arrestohet!”

Gazetarët bëjnë deklaratën ‘bombë’: “Adriatik Llalla pa shkollë të mesme! Të arrestohet!”
January 13
15:21 2018

Mbrëmjen e kaluar, në emisionin “Java” në RTSH ishin të ftuar gazetarë dhe analistë për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Gazetari i njohur investigativ Arta Hoxha është shprehur se ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla është pa një diplomë të shkollës së mesme. Ndërkohë që diplomën e Universitetit e ka marrë duke shkelur ligjet e arsimit.

“Gjatë proçesit të vetingut të prokurorëve do të njihemi me të dhëna mjaft interesante për ish-kreun e prokurorisë, Adriatik Llalla. Komisionet e vetingut po verifikojnë edhe faktin nëse Llalla e ka kryer apo shkollën e mesme. Nga verifikimet e deritanishme, rezulton se ekziston numri i amzës për Llallën në shkollën e mesme ku ai pretendon se ka kryer studimet. por cuditerisht nuk gjendet asnje rregjister simestral i notave te klases ku ai ka qene nxënës.”, – ka shpjeguar gazetari i njohur.

“Të gjithë regjistrat e notave të klasës së tij figurojnë të zhdukur. Vendi tjetër ku depozitohet diploma e shkollës së mesme, është sekretaria e fakultetit te shkollës së lartë. Nga verifikimi që është bërë pranë fakultetit të drejtësisë, ku Llalla ka kryer studimet, nuk është gjetur dosja personale e dokumentacionit të tij, brenda së cilës duhej të ndodhej dhe diploma e shkollës së mesme. Pra, kjo dosje është zhdukur nga fakulteti i drejtësisë pasi Llalla është bërë prokuror i përgjithshëm. Po ashtu figuron se gjatë kohës kur Llalla pretendon të ketë qenë duke kryer shkollën e mesme, ai ka qënë duke kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak, i cili në atë kohë ka qenë 24 muaj!”, – është shprehur Hoxha.

Nga ana tjetër, gazetari Erion Kristo është shprehur se për këtë Llalla duhet të arrestohet sa më parë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje