Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Gazetares i shkatërrohet shtëpia nga tërmeti por vazhdon punën, me foshnjën 3 muajshe me vete

Gazetares i shkatërrohet shtëpia nga tërmeti por vazhdon punën, me foshnjën 3 muajshe me vete
November 28
14:49 2019

Prej rreth 60 orësh ajo ndodhet në terren si shumë kolegë të saj. Pas vetes, në çdo lagje dhe në çdo rrugë ku shkon për të raportuar, ka një valixhe me vete. Një valixhe të shtrenjtë shumë, jo me rroba e as plaçka, por me një qenie të vogël, më e dashura në botë për të. Është vajza e saj e vogël 3 muajshe, që po njeh profesionin e vështirë të nënës megjithëse ka pak ditë që e ka parë dritën e diellit.

Gazetarja e “News24”, “BalkanWeb” e “Gazeta Shqipëria” që raporton çdo ditë nga Durrësi Klodjana Haxhiaj, është një nga qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Banesa e saj e ndërtuar vetëm prej pak kohësh është bërë e pabanueshme.

Sic mund ta shihni, muret janë çarë, suvaja ka rënë dhe me përsëritjen e lëkundjeve të tjera mund edhe të bjerë në tokë. Por pavarësisht asaj që po kalon ajo ndodhet aty për të raportuar për problemet që po kalojnë qindra mijëra banorë të tjerë të Durrësit e Thumanës. Një raportim ‘live’ e më pas pak momente me vajzën, kështu shkojnë orët e saj, teksa vazhdon të punojë pa u ndalur.

Si ajo, shumë gazetarë të tjerë janë në krye të detyrës megjithëse do donin të ishin në një zonë të sigurt me të dashurit e tyre dhe vazhdojnë numërojnë minutat e tërmetet që nuk kanë lënë të palëkundur asnjë shqiptar. Dhe luten! /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Share