Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gazeta nacionaliste greke “Ethnos” sulmon Ramën: “Anakronik e nacionalist provokues”

Gazeta nacionaliste greke “Ethnos” sulmon Ramën: “Anakronik e nacionalist provokues”
November 07
17:26 2016

Gazeta nacionaliste greke “Ethnos” ka përdorur një fjalor të rëndë ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke e cilësuar atë si anakronik e nacionalist provokues.

Në një artikull të saj gazeta e cilëson planin e rregullimit të Himarës si masakër që cënon të drejtat e minoritetit etnik grek.

Më poshtë është një pjesë e tekstit të botuar nga gazeta greke:

“Dokumentet për masakrën. Rama dërgon buldozerët për prishjen e shtëpive në Himarë.

Viti “episodik” në marrëdhëniet shqiptaro-greke në vitin 2016 e gjen kryeministrin shqiptar Rama të lundrojë në një det irredentizmi antigrek që ka arritur të vendosë “veting” edhe për Akropolin e lashtë në Athinë.

Më shqetësues është fakti se çdo fjalë e egër e liderit shqiptar është duke u shoqëruar nga veprat, për të cënuar të drejtat e minoritetit etnik grek në trojet e Epirit të Veriut.

Ai ka thënë gjithashtu se Athina dikur ka qenë me shumicë etnike shqiptare. Në vitin 2016, Tirana zyrtare investon në krijimin e armiqve të jashtëm imagjinarë, për t’i larguar njerëzit nga problemet shumë të rënda brenda vendit, nga korrupsioni që është i shfrenuar, problemet ekonomike që përkeqësohen, rritja e taksave e mangësitë në zbatimin e ligjeve.

Gjithashtu ai është duke bërë shantazh në mënyrë që të garantojë disa nga pretendimet e çamëve, përpara fillimit të negociatave për hyrjen e Shqipërisë në BE. Në rastin e tij nuk është e qartë se pse ai tenton të fajësojë minoritetin grek e përfaqësuesit e tij si Vangjel Dule se po përpiqen të prishin rrugën europiane të vendit duke guxuar të ankohen për shtypjen e tyre”.

Shënim 1: Artikulli është përkthyer nga Blitz.al pjesë-pjesë, të cilat na janë dukur si më të rëndësishmet ndër rreshta.

Shënim 2: Irredentizmi është rrymë politike që synon marrjen e trojeve të humbura, pra pretendimet në bazë territoriale  stisur nga nacionalizmi etnik. 

Ky është linku origjinal i lajmit:  http://www.ethnos.gr/politiki/arthro/oi_mpoulntozes_tou_rama_gkremizoun_ellinika_spitia_sti_xeimarra-64634143/        /Blitz.al/

Komento
Shperndaje