Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Gattuso i jep lamtumirën Milanit, ekipi Italian bëhet gati për revolucionin e tretë brenda pak vitesh

Gattuso i jep lamtumirën Milanit, ekipi Italian bëhet gati për revolucionin e tretë brenda pak vitesh
May 28
16:07 2019

Moskualifikimi në Champions League ka bërë që ekipi i Milanit të ndryshojë planet për vitin tjetër dhe të bëj gati fillimin e një revolucioni të tretë, brenda pak vitesh. Fjalët që qarkullonin për largimin e trajnerit Gattuso në fakt ishin të vërteta, pasi vetë ish-futbollisti i kombëtares italiane në një prononcim për “Repubblica.it” tha: “Kam vendosur ta lë pankinën e Milanit, nuk ishte e thjeshtë. Por ishte një vendim që duhet ta merrja. Nuk kishte një moment të veçantë kur e mendova, është shuma e gjithë asaj që ka ndodhur në këto 12 muaj, në një skuadër që për mua nuk do të jetë kurrë si të tjerat. Këto muaj i kam përjetuar me emocione të mëdha dhe nuk do ti harroj kurrë. Kjo është një zgjedhje që e kam vendosur me vuajtje, por ishte e nevojshme. Do të heq dorë nga dy vite kontratë, sepse historia ime me Milanin nuk mund të jetë kurrë një çeshtje të ardhurash.

Por mesa duket trajneri nuk do të jetë i vetmi që do të largohet nga Milani pasi dhe drejtori sportiv Leonardo, do ti japë lamtumirën ditën e sotme klubit kuqezi. Pas vetëm 1 viti pune, ai ka vendosur që të tërhiqet nga roli i tij, kryesisht sepse shoqëria e Milanit ka vendosur të shkojë në një drejtim tjetër, të ndryshëm me idetë e brazilianit. Gazidis, adminsitratori i deleguar i skuadrës, ka filluar kërkimin për trajnerin e ri, që duket se do të jetë njëri mes Jardim, Simone Inzaghit apo Giampaolos dhe drejtorit sportive që mund të jetë Campos, ish zyrtar i ekipit të Lille.

Ndërkohë, në një zhvillim të fundit duket se dhe ish-kapiteni legjendar i Milanit, Paolo Maldini, i cili erdhi për një rol në shoqërinë e klubit, së bashke me Leonardon, duket se do të diskutojë të ardhmen e tij. Sipas gjasave dhe ai do të largohet por megjithatë pritet që të vijë zyrtarizimi. Kështu ky bëhet revolucioni i tretë i Milanit në pak vite, ku përveç drejtuesve të pankinës, ndërrohen dhe drejtorët teknikë e sportivë. Tani mbetet të shihet se si do të ndikojë e gjithë kjo, tek loja e Milanit në sezonin e ri dhe a do të mund ta arrijnë, që pak kaq shumë vitesh ti përgjigjen dëshirës së tifozëve. /Blitz.al/

Share