Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Gati dosja: PD dhe LSI padisin ne Prokurori kryeministrin Edi Rama

Gati dosja: PD dhe LSI padisin ne Prokurori kryeministrin Edi Rama
October 04
09:45 2018

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të padisin në prokurori kryeministrin Edi Rama. Sipas Ballkanweb,  burime zyrtare nga PD pohuan se dy forcat opozitare kanë gati dosjen dhe padia do të dorëzohet në orën 11:00.

Kryetaret e grupeve parlamentare Edmond Spaho dhe Petrit Vasili do të jenë tek Prokuroria e Tiranës për të bërë publik padinë penale kundër Edi Ramës.

Kryeministri është akuzuar nga opozita për shumë ngjarje dhe nuk dihet konkretisht se për cilin rast do kërkojë ndjekjen penale të tij.

/Blitz.al/

 

Share