Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Gardisti vrau gruan me armën e shërbimit, zbulohet arsyeja e krimit të rëndë

Gardisti vrau gruan me armën e shërbimit, zbulohet arsyeja e krimit të rëndë
February 12
12:10 2019

Kane dalë në dritë detaje të tjera mbi krimin e rëndë në familje që ndodhi mëngjesin e sotëm në Allias të Tiranës. Gardisti 44-vjeçar Alket Arapaj ka goditur me armën e shrbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare Ervilma Seferi.

Sipas Ballkanëeb vrasja ka ndodhur në dhomën e ndenjes, në katin e katërt të një pallati ku banonte çifti. Fqinjët kanë qenë ata që kanë lajmëruar policinë pasi kanë dëgjuar krismat e armës. Çifti kishte një vajzë të vogël të cilën e dërgonte bashkëshortja e vrarë cdo ditë në çerdhe, ndërsa ditët e fundit ajo nuk është parë nga fqinjët të dërgojë vajzën në çerdhe dhe mendohet se kishte filluar punë.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur për një konflikt banal, pasi bashkëshorti nuk dëshironte që gruaja të fillonte punë, por të kujdesej për vajzën 3-vjeçe.

Në banesë ka qenë edhe vajza e mitur, por nuk dihet nëse ajo ka parë skenën e vrasjes. Vajza është marrë nga prindërit e viktimës në një fshat të Tiranës pas ngjarjes.

Fqinjët shprehen se familja nuk kishte probleme dhe ishin një model në lagje. Ata ishin predikues të rregullt të fesë islame dhe gruaja ishte e mbuluar me shami. Gardisti kishte 15 vite që shërbente në Gardën e Republikës.

Alket Arapaj ishte oficer ne gradë prej 20 vitesh. Me parë ai ka qenë shoqërues personalitetesh dhe ka punuar në presidence. Ai prej disa vitesh ishte pozicionuar tek njësia 3 tek pallati i Brigadave. Kjo ishte martesa e dytë e gardistit.

Burimi:Ballkanweb

 

Share