Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gardisti i 21 janarit në listat e PS-së për deputet

Gardisti i 21 janarit në listat e PS-së për deputet
April 29
16:46 2017

Kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet për t’u dhënë fund hamendësive rreth renditjes së kandidatëve në këtë listë.

Në krye të listave janë drejtues politikë të Partisë Socialiste, të cilët kanë ndjekur nga afër organizimin elektoral në këto zgjedhje.

Ajo që bie në sy është emri i ri i socialistëve matjanë, një emër shumë i lakuar për ngjarjen më të fortë politike të viteve të fundit, 21 janarin e vitit 2011, kur nga plumbat e Gardës së Republikës u vranë katër protestues socialistë në mes të bulevardit përballë kryeministrisë e ku Malaj ishte pjesë e grupit të zjarrit.

Ja listat paraprake të kandidatëve të PS në Qarqe. Agron Malaj është i dyti në listë për qarkun e Dibrës.

 

QARKU DIBËR
Ilir Beqja
Agron Malaj (ish-gardist)
Gazmend Kenga
Alma Selami

Shperndaje