Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gara për kreun e FSHF-së, Fino hedh akuza: “Tentativa për manipulimin e zgjedhjeve!”

Gara për kreun e FSHF-së, Fino hedh akuza: “Tentativa për manipulimin e zgjedhjeve!”
January 27
15:40 2018

Kandidati për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkim fino ka hedhur akuza ditën e sotme për tentativa të manupilimit të zgjedhjeve për kreun e kësaj federate, me anë të një statusi në Facebook.

Në këtë status, Fino shprehet se po dëmtohet parimi i barazisë dhe i transperencës në këtë proçes.

Më tepër, ish-deputeti socialist shkruan se i ka kërkuar sekretarit të përgjithshëm, Ilir Shulku listën me emrat e delegatëve me të drejtë vote, por ka marrë nga ky i fundit një përgjigje negative, ku thuhej se nuk ishte i detyruar t’ja jepte.

Më poshtë mund të gjeni statusin e plotë të Bashkim Finos.

STATUSI I FINOS
FSHF vazhdon tentativat për të paracaktuar dhe manipuluar zgjedhjet. Me statusin e Kandidatit për President të këtij institucioni, i kam kërkuar zyrtarisht Sekretarit të Përgjithshëm, Ilir Shulku, që të më vërë në dispozicion listën e të deleguarëve nga klubet, me të drejtë vote, për në Asamblenë e datës 7 shkurt. Përgjigja e tij zyrtare, me arrogancë dhe paaftësi, ishte se “Statuti nuk e detyron që të ma japë dhe ndaj nuk do e bëjë një gjë të tillë”.

– Së pari, sot i kam nisur një shkresë të dytë (bashkangjitur në këtë reagim), ku i tregoj të gjithë detyrimet ligjore, që duhet të më vërë në dispozicion atë listë, duke nisur nga “Ligji për informim”.

– Së dyti, kandidati tjetër për president, Armand Duka, si president i FSHF-së, është në dijeni të kësaj liste, duke cënuar rëndë “Parimin e Barazisë” dhe “Parimin e Transparencës”.

Kjo tentativë për të mbajtur të fshehtë listën dhe duke mos e bërë publike, bëhet vetëm nga dëshira e tyre për të bërë ndryshime dhe manipulime të saj, me shpresën për të larguar ata që e votojnë kundër. I kërkoj Sekretarit të Përgjithshëm, Ilir Shulku, që të heqë dorë nga shërbimet dhe shkeljet ligjore, sa është ende në kohë. I kërkoj të bëjë publike listën e personave të deleguar nga klubet, me shkresa të dërguara deri në datë 18.01.2018 në FSHF.

As ai, as shefi i tij dhe askush tjetër nuk mund të guxojë dhe nuk ka për t’ia dalë mbanë asnjëherë, që të “trukojnë” këtë garë. Vullneti i të gjithë delegatëve dhe anëtarëve të ligjshëm të Federatës do dëgjohet dhe do vendosë më 7 shkurt.

Për këtë dal garant!

 

Shperndaje