Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gara për FSHF-në, flet Armando Duka: “Nuk trembem nga Bashkim Fino”

Gara për FSHF-në, flet Armando Duka: “Nuk trembem nga Bashkim Fino”
January 14
10:06 2018

Gara për kreun e FSHF-së ka nisur , ndërsa dilemat janë të shumta për faktin se presidenti aktual tenton edhe një tjetër mandat pas 16 viteve përballë Bashkim Finos i cili gjithashtu ka zyrtarizuar kandidaturën e tij. Megjithatë, nëse pyet vetë Armand Dukën, ka një këndvështrim ndryshe, pasi është i bindur se meriton të votëbesohet edhe për 4 vite.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, Duka foli për temat më të nxehta në prag të zgjedhjeve, ndërsa theksoi se imazhi i FSHF-së rrezikon të dëmtohet në sytë e FIFA-s dhe UEFA-s.

Gjithashtu i pyetur se a i druhet përballjes me Bashkim Fino një kandidati qe vjen nga politika ai është përgjigjur:

“Dokumentet themeltarë të FIFA-s dhe UEFA-s kanë sanksionuar se futbolli dhe strukturat e tij duhet të jenë qartësisht të ndara nga çdo ndikim politik apo fetar. Gjithsesi, kjo është një zgjedhje e rivalit dhe unë personalisht nuk kam ndonjë problem me këtë, thjesht mendoj se është një zhvillim që mund ta dëmtojë imazhin ndërkombëtar të FSHF-së. Gjatë gjithë aktivitetit tim në krye të FSHF-së jam përballur shumë herë me politikën dhe, po aq herë, kam treguar se nuk i trembem asaj apo presionit që mund të vijë nga segmente të caktuara të lidhura me të. Nuk kam asnjë arsye të ndryshoj tani.”

/Blitz.al/

Shperndaje