Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gafa e policisë së Sarandës: 27 vjeçari nuk ka ndërruar jetë, është rëndë

Gafa e policisë së Sarandës: 27 vjeçari nuk ka ndërruar jetë, është rëndë
July 10
13:05 2016

Mbrëmjen e djeshme policia e Sarandës njoftoi se në në aksin Sarandë-Delvinë kishte ndodhur  një aksident me pasojë vdekjen  e një të riu.  Në njoftimin e policisë thuhej se bëhej fjalë për një përplasje të një automjeti me një motorçikletë.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorçikletës Bledar Pula 27 vjeç. Për të riun, policia njoftoi se kishte ndërruar jetë, duke qenë se ishin informacionet e para.  Në fakt Pula nuk ka ndërruar jetë por është në gjendje të rëndë për jetën. Uniformat blu kanë dalë në një njoftim të dytë rreth ngjarjes duke I kërkuar ndjesë familjes.

Njoftimi i Policisë së Sarandës:

Sqarim në lidhje me aksidentin në Delvinë

Në lidhje me njoftimin e dhënë nga policia për aksidentin e ndodhur në 09.07.2016, rreth orës 20:00, në aksin rrugor Sarandë – Delvinë, ndërmjet një automjeti dhe një motorçiklete, sqarojmë se:

Në informacionin paraprak njoftuam se drejtuesi i motorçikletës shtetasi Bledar Pula, 27 vjeç, banues në Delvinë, kishte ndërruar jetë.

Fatmirësisht ky shtetas është ende në jetë, megjithëse në gjendje shumë të rëndë.

Gjithashtu edhe pasagjeri që udhëtonte në automjetin që drejtohej nga Igli Seiti ( pasagjeri  Sh.S është babai i Iglit), ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Policia u kërkon ndjesë familjarëve për këtë lapsus të ardhur si pasojë e komunikimit të parë në momentin e aksidentit.

 

 

Burimi: Syri.net

Shperndaje