Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gabimi trashanik i SHBA-ve, u japin nënshtetësinë 858 emigrantëve që duhej të dëboheshin

Gabimi trashanik i SHBA-ve, u japin nënshtetësinë 858 emigrantëve që duhej të dëboheshin
September 20
18:17 2016

Një auditim i brendshëm i Departamentit të Sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zbuluar se qeveria amerikane u ka dhënë gabimisht nënshtetësinë amerikane mbi 800 emigrantëve.

“Zëri i Amerikës” shkruan se bëhet fjalë për 858 emigrantë që duhej të ishin dëbuar, pasi janë nga vendet që përbëjnë rrezik kombëtar për SHBA-të ose nga vende me përqindje të lartë mashtrimi në dokumentet e emigracionit.

Ndërkohë që ende nuk janë identifikuar këto vende, Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, John Roth, ka bërë të ditur se emigrantët në fjalë kanë përdorur emra të ndryshëm dhe të dhëna jo të sakta për të përfituar ilegalisht nënshtetësinë. Këto gabime kanë ndodhur sepse shenjat e gishtave të aplikuesve nuk ishin në sistemin e të dhënave qeveritare.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare në Amerikë zbulon se tre prej atyre që kanë përfituar nënshtetësinë mund të përdornin statusin e tyre për t’u punësuar në fusha të sigurisë sensitive (aeroporte, objekte detare), ndërsa një i katërt është bërë polic.

Gjatë vitit të kaluar u identifikuan gjithashtu 953 raste të dyshimta.

Më tej, raporti rekomandon që shenjat e gishtave që janë në letër, të dixhitalizohen dhe t’u bashkëngjiten të dhënave të qeverisë. Veç kësaj, nevojitet krijimi i një sistemi për vlerësimin e qindra njerëzve të cilët janë miratuar gabimisht për shtetësi. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje