Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gabigol në lidhje dashurie me motrën e Neymar

Gabigol në lidhje dashurie me motrën e Neymar
May 05
10:20 2017

Lojtari brazilian i Interit ndoshta nuk po kalon një periudhë aq të mirë brenda fushës së futbollit, por jeta e tij private duket se po shkon ashtu si duhet.

Që prej kalimit te Inter në sezonin e vjeshtës të vitit të kaluar, ai ka luajtur vetëm pak minuta në disa takime dhe ka shënuar vetëm 1 gol.

Por golin më të rëndësishëm ai e ka shënuar në jetën personale.

Ditën e djeshme ai ka postuar një foto në Instagram-in personal, ku ka pozuar me të dashurën e tij më të re, motrën e yllit të Brazilit dhe Barcelonës, Neymar Jr.

Rafaella Beckran dhe Gabigol e kanë shkrepur foton në Barcelona të Spanjës dhe në të duken duke shkëmbyer një puthje pasionante me njëri-tjetrin, çka vërteton një lidhje dashurie mes tyre.

Njësoj si Neymar, edhe Gabigol ka dalë nga shkolla e Santosit, por të dy nuk luajtën asnjë ditë bashkë në këtë klub.

Para Gabigol, Rafaella ka pasur disa lidhje dashurie me lojtarë futbolli, si Lucas Crispim dhe Lucas Lima.

Ajo është një nga bukuroshet më të ndjekura në rrjete sociale. Shikoni fotot.

 

Shperndaje