Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Futbollit shqiptar i mungon ‘lënda e parë’: Stadiumet tona në gjendje të mjerueshme!

Futbollit shqiptar i mungon ‘lënda e parë’: Stadiumet tona në gjendje të mjerueshme!
September 18
18:26 2017

Ka vetëm dy javë që ka startuar kampionati i futbollit në vendin tonë. Ashtu siç dihet një nga kriteret bazë që së paku ekipet të cilat luajnë në kategorinë superiore duhet të kenë, është ai i kushteve të përshtatshme që duhet të ofrojnë stadiumet e këtyre të fundit.
Por fatkeqësisht, ashtu siç raporton dhe ‘Panorama Sport’ gjendja e mbi 30% të këtyre terreneve është e mjerrueshme dhe pothuajse e shkatëruar.

Rrjedhojë e kësaj bënë që shumë ekipe, ti zhvillojnë takimet e tyre, si pritëse, në stadiume të tjera.

Një gjë e tille ka ndodhur me ekipin e sapo futur në superligë, atë të Lushnjes por edhe atë të Vlorës.

Nuk dimë se kujt i faturohet faji por FSHF-ja nuk merr masa emergjente ndaj klubeve që duhet të garantojë kushtet e nevojshme, apo mbetet papërgjegjshmëria e vetë klubeve për mbarëvajtjen e ambienteve. /Blitz.al/

Shperndaje