Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Futbollisti i njohur zyrtarizon lidhjen, fejohet me modelen simpatike

Futbollisti i njohur zyrtarizon lidhjen, fejohet me modelen simpatike
January 05
12:08 2019

Ai është një nga emrat më të njohur kur përmendim futbollin. E sigurisht nuk ka tifoz të këtij sporti që nuk e ka dëgjuar njëherë emrin e Ricardo Kaka. Një vit më parë u zbulua se ai ishte në një lidhje me modelen e njohur braziliane Carolina Dias.

Por mesa duket tashmë gjërat janë bërë serioze dhe ka ardhur edhe propozimi për fejesë. Ka qenë vetë futbollisti i cili ka postuar një foto në Instagramin e tij ku duken në një ishull mahnitës me pushime dhe ka bërë edhe propozimin romantik.

Çifti duket i veshur me të bardha dhe teksa shkëmbejnë një puthje, Carolina ka treguar nga aparati dorën me unazë ku shkruan: “Unë thash PO”.

Ndërsa Kaka shkruan bashkangjitur fotos se: “Premtoj se do të kujdesem për ty dhe do të bëj femrën më të lumtur në botë”.

Komento
Shperndaje